Ky është dilleri i drogës i arrestuar në Prizren, në tentativë për arratisje shkaktoi vetaksident

Kronikë e zezë

Ky është dilleri i drogës i arrestuar në Prizren, në tentativë për arratisje shkaktoi vetaksident

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një aksion i Antidrogës i zhvilluar në Prizren, pasditen e së mërkurës, rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. I dyshuari fillimisht tentoi të arratiset, ku edhe shkaktoi vetaksident – por dështoi për të ikur. Ndaj tij, tashmë kanë nisur hetimet.

I arrestuari është Bekim Rudi, ndaj të cilit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Te i dyshuari, Policia ka gjetur një sasi të kokainës, një sasi të heroinës, si dhe një armë ilegale.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dhe zyrtarë policor gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari pas përpjekjeve policore është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 2.24 gram. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar tri lokacione ku në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një armë revolver pa fishekë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 67.07 gram.” – ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat