Një automjet godet veturën e policisë në Istog, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Një automjet godet veturën e policisë në Istog, lëndohen dy persona

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 09:43
Ilustrim

Në Istog një person me veturë ka goditur veturën e policisë.

Si pasojë janë lënduar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Hysen Bujupaj ne Istog. Një veturë ka goditur veturën e policisë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat