Zhduket një 36-vjeçare nga Mitrovica, familja kërkon ndihmë në Polici

Kronikë e zezë

Zhduket një 36-vjeçare nga Mitrovica, familja kërkon ndihmë në Polici

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një person nga Mitrovica, i cili ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.

Media mëson se babai i viktimës ka deklaruar se 36-vjeçarja është larguar nga shtëpia që nga 18 qershori dhe familja ka pasur shpresë se do të kthehet, por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk dinë gjë për fatin e saj.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e të riut dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat