Vdes një 47-vjeçare në Prizren pas rënies në hapësirën e ashensorit

Kronikë e zezë

Vdes një 47-vjeçare në Prizren pas rënies në hapësirën e ashensorit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:38
Ilustrim

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Prizren, pas një incidenti të rëndë ku ra në hapësirën bosh të ashensorit nga kati i dytë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për Dukagjinin se patrulla është angazhuar menjëherë pas raportimit të rastit dhe ka verifikuar se incidenti kishte ndodhur pasi viktima kishte thirrur ashensorin për ta përdorur.

Kur dera e ashensorit u hap, viktima ka rënë në hapësirën bosh të ashensorit nga kati i dytë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima, H. V., grua, e lindur në vitin 1977 dhe banuese në Prizren, nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencën Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjencës është konstatuar vdekja e personit  H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Policia po heton rastin dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat