I pengoi punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

I pengoi punëtorët e KEK-ut gjatë detyrës, arrestohet i dyshuari

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ka penguar punëtorët e KEK-ut në Mirash.

Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari ua ka ndalur punën punëtorëve në mënyrë të dhunshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte penguar punëtorët e korporatës së  KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të tyre duke ua ndalur punën në mënyrë të dhunshme në lokacion. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat