“E sheh ti çka t’boj”/ E kërcënoi ish-gruan në Qendrën Sociale pasi ia dërgoi fëmijën për takim, prokurori e liron

Kronikë e zezë

“E sheh ti çka t’boj”/ E kërcënoi ish-gruan në Qendrën Sociale pasi ia dërgoi fëmijën për takim, prokurori e liron

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Konfliktet mes çifteve që vendosin t’i ndajnë rrugët jo rrallëherë vazhdojnë edhe pas proocesit të divorcit, e madje shpesh lidhen edhe me çështje të fëmijëve. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Qendrën për Punë Sociale, ku një grua e kishte dërguar fëmijën që të takohet me babanë e vet, ish-partnerin e saj.

Edhe këtë herë, viktimë është gruaja, e cila e ka raportuar të dyshuarin për kanosje brenda hapësirave të QPS-së.

Siç mëson media, i dyshuari S.Ahmetaj, dyshohet se e ka kërcënuar viktimën në korridorin e qendrës, duke iu drejtuar ndër të tjera me fjalët “Idiote, e sheh ti çka kam me t’bo ty”.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe e frikësuar, gruaja ka kërkuar ndihmë në Qendër e më pas e ka raportuar rastin edhe në Polici.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është hasur i dyshuari dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Te i dyshuari është gjetur një thikë pas kontrollit policor dhe e njëjta është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe të dyshuarin e ka lënë të lirë, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat