Gjuajtja me armë zjarri në Breg të Diellit, policia arrestoi dje një person

Kronikë e zezë

Gjuajtja me armë zjarri në Breg të Diellit, policia arrestoi dje një person

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Është arrestuar një person dje në Prishtinë, lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri javën e kaluar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 13.06.2024-21:30. Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat