Gjuajte me armë tek Shisha Bar Zone dhe Fabrika e Metalit në Podujevë – arrestohen tre persona, dy ende në arrati

Kronikë e zezë

Gjuajte me armë tek Shisha Bar Zone dhe Fabrika e Metalit në Podujevë – arrestohen tre persona, dy ende në arrati

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Incidentet në lokale nuk janë të rralla në vendin tonë. Përleshje, gjuajtje me armë e tentim vrasje janë vetëm disa nga rastet që raportohen në hapësira të tilla.

Një gjuajtje me armë zjarri ka edhe ndodh edhe sot te Shisha Bar Zone në Podujevë.

Por, kjo nuk ishte shkrepja e vetme – të shtëna me armë janë dëgjuar edhe te Fabrika e Metalit.

Siç mëson medias nga burimet e saja, rastet e të shtënave sot në Podujevë lidhen me njëra-tjetrën, por që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te përdorimi i armëve.

Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin, ndërsa në skenën e krimit tek lokali ka gjetur disa gëzhoja të plumbave dhe ka sekuestruar dy vetura, në dy lokacionet, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali,

Autoritetet për rastet kanë arritur të kapin tre persona, të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, dy të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati dhe po kërkohen nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat