Gjakovë: Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj

Kronikë e zezë

Gjakovë: Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë.

Rasti  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se është inicuar rasti si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat