Gjuajtja me armë në Breg të Diellit, arrestohet një person 23-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjuajtja me armë në Breg të Diellit, arrestohet një person 23-vjeçar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, njofton se ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë.

Rasti  ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Arrestimi i personit të dyshuar:

“H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: Një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë etj.

Pas intervistimit, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat