Të shtëna me armë në Prishtinë, ndalohen tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, ndalohen tre të dyshuar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për të shtëna me armë në Prishtinë.

Pas pranimit të informatës, policia ka identifikuar dhe ka arritur të ndalojë veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat