Hajnat bëjnë kërdi në banesën e familjes Mavraj, vjedhin rreth 40 mijë euro para të gatshme

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në banesën e familjes Mavraj, vjedhin rreth 40 mijë euro para të gatshme

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë familja Mavraj në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda banesës së tyre dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Media mëson se pronari i banesës e ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se rreth 40 mijë euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat