Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se burri i saj po ushtron në vazhdimësi dhunë psikike ndaj saj.

“Lipjan / 16.06.2024 – 10:00.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona pasi i kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre.

“Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën  femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Obiliq është arrestuar babai që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

“Obiliq / 16.06.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën- djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Fushë Kosovë është arrestuar edhe një person pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Fushë Kosovë / 16.06.2024-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

E në Istog një grua ka raportuar se burri i saj po ushtron dhunë psikike ndaj saj.

“Istog /  15.06.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar,  rasti vazhdon në procedurë të rregullte.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat