Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zubin Potokut.

E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren  viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. 

E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat