E rëndë: Ditën që e varrosi motrën, gruaja përballet me dhunën e bashkëshortit

Kronikë e zezë

E rëndë: Ditën që e varrosi motrën, gruaja përballet me dhunën e bashkëshortit

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Këto raste shpesh eskalojnë dhe bëhen edhe më të rënda.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në Lipjan, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë dhe e raportoi bashkëshortin e saj.

Media mëson se në dëshminë e saj, viktima ka rrëfyer se si u përball me dhunën e burrit në ditën që e varrosi motrën e saj dhe po përjetonte mërzi të madhe.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht kishte kërkuar nga gruaja me të cilën ka rreth 15 vjet martesë që të largohej nga shtëpia bashkë me fëmijë e tyre.

Për të mos mbaruar me kaq, pas presionit dhe dhunës psikike, burri i dyshuar nuk e ka lejuar atë as ta vizitojë familjen për festën e Bajramit.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar, kurse viktima ka shkuar te familja e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat