Incident pas mesnate në Prizren, dyshohet për sulm me thikë

Kronikë e zezë

Incident pas mesnate në Prizren, dyshohet për sulm me thikë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Një incident për motive akoma të panjohura ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Prizren, që dyshohet se eskaloi edhe në përdorimin e thikës. Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Sipas informacioneve të para, palët (emra të njohur për redaksinë) janë përfshirë fillimisht në një konflikt verbal që kaloi më pas edhe në sulm brutal.

Media merr vesh se dy persona dyshohet të jenë përfshirë në këtë përleshje.

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia tashmë është vënë në dijeni për rastin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat