Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit.

Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat