Gjendet një burrë pa shenja jete te penda e Liqenit të Livoqit

Kronikë e zezë

Gjendet një burrë pa shenja jete te penda e Liqenit të Livoqit

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në mesditën e kësaj të shtune te penda e fshatit Livoq i Epërm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, u shpreh Osmani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

Ai thekson se hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat