Prizren, babai dyshohet se tentoi ta vras të bijën

Kronikë e zezë

Prizren, babai dyshohet se tentoi ta vras të bijën

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një vajzë ka raportuar në polici mbrëmë se babai i tij e ka goditur me thikë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se shkaku i plagëve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që babai i saj është arrestuar.

I arrestuari, dyshohet se në momentin kur e ka plagosur të bijën ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në Prizren, derisa Policia e Kosovës e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat