Përleshje fizike mes dy personave në Han të Elezit, njëri pëson lëndime trupore

Kronikë e zezë

Përleshje fizike mes dy personave në Han të Elezit, njëri pëson lëndime trupore

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e premte mes dy personave në Han të Elezit.

Policia njofton se një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretmanin mjekësor.

“Rr. Dëshmorët e Kombit , Hani i Elezit 14.06.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një rasti të mëhershëm, janë përleshur në mes veti i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë. I dyshuari e ka goditur viktimën pas kokës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se i dyshuari është në kërkim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat