Ky është hajni i arrestuar që dyshohet për vjedhje të rënda në Kaçanik, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Ky është hajni i arrestuar që dyshohet për vjedhje të rënda në Kaçanik, ndalohet për 48 orë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese, që po shkaktojnë humbje e pasiguri te bizneset. Një ndër hajnat që po dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Kaçanik, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Media ka mësuar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit që ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet edhe për disa raste të vjedhjeve është Isak Reka.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në raste të vjedhjevë të rënda.

Rasti i fundit ka ndodhur në një ordinancë private, ku i riu ka arritur të vjedhë para të gatshme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat