Dhunë në një familje në Vushtrri: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten, tenton ta...

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Vushtrri: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten, tenton ta...

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 21:04
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në fshatin Stanofc i Poshtëm në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Burimet kanë bërë me dije se 30-vjeçarja ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me burrin e saj, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe e ka sharë e ofenduar.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ka tentuar që ta dëbojë nga shtëpia gruan.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat