Policia e Kosovës parandalon një rast i kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës parandalon një rast i kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 15:16
Mallrat e kontrabanduara

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Dje, në rrugën Stanqiq në Gjilan, ka ndaluar një automjet transportues me targa vendore që ishte i ngarkuar me disa paketa me mallrat ë ndryshme në vlerë mbi 10 mijë euro, si dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat