Vrasja në tentativë në Kamenicë, ky është i dyshuari që plagosi një person

Kronikë e zezë

Vrasja në tentativë në Kamenicë, ky është i dyshuari që plagosi një person

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një incident me të shtëna me armë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Laqiq të komunës së Kamenicës.

Mësohet se pas këtyre të shtënave, një person është plagosur dhe ka marrë lëndime të rënda.

Media mëson se personi i cili dyshohet se shtiu me armë në drejtim të viktimës është Ahmet Robelli.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat