Shkoi për të punuar në shtëpinë e 57-vjeçarit në Prishtinë, i riu ia vjedh veturën dhe zhduket

Kronikë e zezë

Shkoi për të punuar në shtëpinë e 57-vjeçarit në Prishtinë, i riu ia vjedh veturën dhe zhduket

Më: 2 prill 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur të hënën në rrugën “Arben Xheladini” në Prishtinë, ku një 57-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar veturën si të vjedhur. I dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.

Mësohet se rasti ka ndodhur pasdite dhe personi që dyshohet se ia vodhi veturën 57-vjeçarit është një i ri, i cili shkoi te shtëpia e viktimës për të punuar.

I dyshuari ia hodhi keq prishtinasit, duke ia kërkuar çelësat me arsyetimin për ta larguar automjetin nga rruga ku ndodhej.

Papritmas, i riu nuk u ndal dhe u largua me veturën e viktimës në një drejtim të panjohur dhe akoma nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta kapur personin e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar në drejtim të veprës penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat