‘Tradita’ e vjedhjeve në Ramazan: Hajnat bëjnë ‘qyl’ një shtëpi në Viti, vjedhin mbi 15 mijë euro

Kronikë e zezë

‘Tradita’ e vjedhjeve në Ramazan: Hajnat bëjnë ‘qyl’ një shtëpi në Viti, vjedhin mbi 15 mijë euro

Më: 1 prill 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje gjatë muajit të Ramazanit. Kështu e ka pësuar së fundmi edhe një familje në Viti.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij mbi 15 mijë euro para të gatshme dhe ari në vlerë të mijëra eurove.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, gjatë kohës kur familja s’ka qenë aty, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat