Po kryente vjedhje në bodrumin e një banese, Policia kap në flagrancë hajnin në Gjakovë

Kronikë e zezë

Po kryente vjedhje në bodrumin e një banese, Policia kap në flagrancë hajnin në Gjakovë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një person është arrestuar për vjedhje.

Media mëson se i dyshuari është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë duke kryer vjedhje në bodrumin e një banese.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat