Dy persona të maskuar dhe me armë grabisin paratë e Maxi 24 te Rruga B

Kronikë e zezë

Dy persona të maskuar dhe me armë grabisin paratë e Maxi 24 te Rruga B

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i vjedhjeve e grabitjeve. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit veprojnë si grup dhe arrijnë të kapin para të gatshme e gjësende të tjera.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë para mesnate tek Maxi 24, që gjendet në Rrugën B.

Media mëson se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në këtë market, në Prishtinë.

Cak i hajnave ishin paratë e marketit që funksionon 24 orë, ndërkohë shumë monedhave të vjedhura ende nuk dihet.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat