Arrestohen dy hajna për një vjedhje të ndodhur në nëntor

Kronikë e zezë

Arrestohen dy hajna për një vjedhje të ndodhur në nëntor

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici të martën se hajnat i kishin vjedhur mjete pune nga shtëpia e tij në Gradicë. Vjedhja kishte ndodhur mëngjesin e 28 nëntorit të vitit të kaluar.

Njësitet e hetuesisë i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe pas hetimeve të zhvilluara kanë arritur që t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy meshkuj të dyshuar.

Policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura si dhe një pushke gjuetie.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat