Rast tragjik: 39 vjeçari gjendet i vdekur disa orë pasi la veturën në afërsi të malit

Kronikë e zezë

Rast tragjik: 39 vjeçari gjendet i vdekur disa orë pasi la veturën në afërsi të malit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi e kishte lënë veturën në malet e Jezercit dhe nuk u bë më i gjallë.

Ky rast ka tronditur familjen, e cila u tmerrua pasi s’dihej asgjë për fatin e tij.

Burimet e medias kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet pas disa orësh kërkime dhe vdekja e tij u konstatua nga mjekët.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende janë të panjohura, por ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë”./sinjal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat