Vjedhje në një dyqan në Sllatinë, marrin para dhe cigare

Kronikë e zezë

Vjedhje në një dyqan në Sllatinë, marrin para dhe cigare

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 04:23.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se persona të pa njohur gjatë natës, me forcë kanë depërtuar në një market. Të dyshuarit kanë thyer arkën dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe cigare të ndryshme”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat