Marrëveshje për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Kosova

Marrëveshje për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:12
Ilustrim

Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" - SEE URBAN" organizon sot një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes ndër-komunale për themelimin e rrjetit ripërtëritja nga fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes së bashkëpunimit ndër-komunal për ripërtëritjen nga fatkeqësitë, është zbutja e dëmit potencial të fatkeqësive natyrore për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin; përmes integrimit të praktikave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel komunal.

Autoritetet lokale do të punojnë për të ndërtuar bashkëpunim të mëtejshëm me njëri-tjetrin, por edhe me në nivelin qendror të Kosovës.

Partnerët kryesorë të projektit në Kosovë janë zyra e UNDP-së, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës.

 Donatorët e projektit janë UNDP, Bashkimi Evropian dhe Ndihma Humanitare dhe Mbrojtja Civile/ECHO.

 Folës në këtë ngjarje janë Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Libor Chlad, zëvendësshefi i sektorit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Beqir Fejzullahu, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Gjergj Beka, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të lartpërmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat