​Simpoziumet shkencore, risi e Kongresit Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Kosova

​Simpoziumet shkencore, risi e Kongresit Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Krahas ligjëratave nga kirurgë vendorë e ndërkombëtarë risi në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës janë edhe simpoziumet që trajtojnë tema të ndryshme kirurgjike.

Disa nga temat e këtyre simpoziumeve janë “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës, “Rrugëtimi drejt themelimit të Qendrës se Gjirit në Kosovë”, “Simptomat e traumës ”, “Maksifacial”, “Simpozium satelitor mbi kirurgjinë e hapur dhe endovaskulare” dhe “Simpoziumi për estetikë”.

Specialistja e citologjisë klinike, Merdita Agai Muhaxhiri tha se simpoziumi i sotëm është pikënisje për formimin e qendrës së gjirit në Kosovë.

Muhaxhiri, e cila punon në Qendrën Klinike Universitare në Zagreb, theksoi se punimet shkencore sikur këtu që prezantohen në Kongresin e Kirurgëve të Kosovës i japin mundësi avancimit të trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit në vend.

Muhaxhiri: Ky simpozium është pikënisje për formimin e qendrës së gjirit

“Ky simpozium që mbahet sot është pikënisje për formimin e një qendre ose vazhdimit të një pune të një qendre për kancerin e gjirit dhe citologjia si metodë diagnostikuese në të cilën kam përvojë më shumë se 20 vjet është një metodë e rëndësishme në diagnostikimin dhe menaxhimin e mëtejmë të pacienteve… Ky Kongres apo simpozium satelitor është shumë me rëndësi sepse jemi prezentë specialistë me përvojë te profileve të ndryshme si kirurgjike, interniste, onkologjike dhe diagnostikuese si radiologjisë, patologjisë dhe citologjisë”, tha ajo.

Përveç kancerit të gjirit dhe prezantimit të metodave bashkëkohore për trajtimin e kësaj sëmundjeje, në kuadër të Kongresit Klinik do të mbahet edhe simpoziumi për trajtimin bashkëkohorë të plagëve.

Liridona Guci, kirurge plastike, thotë se në simpoziumin për trajtimin bashkëkohor të plagës do të praktikohen metoda që ndikojnë në shkurtimin e kohës së trajtimit të plagëve.

Guci: Do të prezantojmë aparaturën që ndikon në trajtim të plagëve të pacientëve

“Do të mbahen dy ligjërata nga dy kolegët tanë si për trajtimin bashkëkohor të plagëve të djegies, po ashtu edhe me vac aparat apo me presionin negativ për plagët kronike dhe akute me defekte lëkurore apo nën lëkurore. Po ashtu, kemi edhe pjesën praktike që do të mbahet nesër nga disa kolegë tanë e të cilët do ta bëjnë demonstrimin e shfrytëzimit të këtij aparati, i cili do të jetë shumë i mirëseardhur për kolegët tanë dhe spitalet rajonale, të cilat do të kenë qasje në trajtimin e plagëve çka do të jenë një lehtësim në zvogëlimin e ngarkesës me pacientë në QKUK dhe një shërbim më afër pacientëve”, tha ajo.

Në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po marrin pjesë ligjërues nga Kosova dhe ata ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat