Deçani miraton buxhetin për vitin 2025

Kosova

Deçani miraton buxhetin për vitin 2025

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, u miratua buxheti për vitin 2025 me 14 vota për, 9 kundër dhe 0 abstenime. Buxheti i Komunës së Deçanit për vitin 2025 është 14 milionë e 401 mijë e 935 euro.

Këtë miratim e ka mirëpritur kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj u shpreh mirënjohës ndaj anëtarëve të Kuvendit Komunal, që votuan pro Buxhetit 2025.

Mbledhjen e udhëheqi kryesusi Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, zyetarë komunal, përfaqësuesit e OABE-së.

Ne këtë mbledhje u diskuta për këto pika shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimi i Buxhetit për vitet 2025-2027, Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës, Shqyertimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve; shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Shqyrtimi i Draft - Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit, shqyrtimi Draft - Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024 – 2027, si dhe njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2024 – 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat