“Barna dhe trajtime mjekësore” – Komuna e Mitrovicës subvencionon afro 1 mijë qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro

Kosova

“Barna dhe trajtime mjekësore” – Komuna e Mitrovicës subvencionon afro 1 mijë qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 13:15
Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot ka bërë ekzekutimin e subvencioneve për 599 qytetarë të Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare lidhur me barna dhe trajtime mjekësore.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë muajit prill është bërë pagesa për 400 qytetarë në vlerë prej 43 mijë euro. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme është ekzekutuar kontingjenti i dytë për 599 qytetarë në vlerë prej 57 mijë e 800 euro.

“Gjatë muajit prill është bërë pagesa për grupin e parë të kërkesave të parashtruara në Drejtorinë për Shëndetësi për 400 qytetarë në vlerë prej 43,000.00 euro, ndërsa gjatë ditës së djeshme është ekzekutuar kontingjenti i dytë për 599 qytetarë përfitues, në vlerë totale prej 57,800.00 euro”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, ka thënë se këtë vit Komuna e Mitrovicës nga të hyrat vetanake ka subvencionuar për mbulimin e shpenzimeve në barna dhe trajtime mjekësore gjithsej 999 qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat