Komuna e shkatërroi stacionin e kombibusëve ilegalë

Kosova

Komuna e shkatërroi stacionin e kombibusëve ilegalë

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Kamera e fshehtë e Kiksit zuri shoferët e minibusëve ilegalë në destinacionin Prishtinë Mitrovicë Vushtrri e anasjelltas.

Njëri ndër ta, i cili ishte plotësisht i vetëdijshëm që veprimtaria e tij ishte jo ligjore, na tha se ka kërkuar në komunë që të licencohet, mirëpo një gjë e tillë i është mohuar.

Ndonëse ushtrojnë punën e tyre ilegalisht, shoferët nuk është se nuk ia kanë frikën ligjit e dënimeve. Por siç thonë, nuk iu ka mbetur zgjidhje tjetër.

Krejt i hapur ishte edhe shoferi tjetër. Në pyetjen e Kiksit nëse ai ishte taksi legal apo ilegal, përgjigjja ishte fare e thjeshtë. 

Shoferi i tretë për këtë terren hulumtues të Kiksit, duket se nuk i kishte fort në qejf Policët e Kosovës.

Kjo për faktin se e kishin dënuar disa herë, e madje një herë i kishin konfiskuar edhe mjetin me të cilin funksiononte.

Zotëria ishte krejt i sinqertë për përfitimet e tij nga puna që e bënte. Ai tha se mosha e tij ia pamundësonte gjetjen e një vendi tjetër të punës dhe se me punën e transportit po e mbante familjen.

Derisa institucionet të vendosin për një zgjidhje të mundshme karshi këtyre shoferëve, mes frikës e hallit, kombibusët ilegalë duket se nuk e kanë ndër mend të ndalin punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat