Bulliqi: Fatkeqësisht kemi kryetarë që s’janë të interesuar t’i shtyjnë përpara projektet

Kosova

Bulliqi: Fatkeqësisht kemi kryetarë që s’janë të interesuar t’i shtyjnë përpara projektet

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 22:38
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ka kryetarë komunash të cilët nuk janë të interesuar për t’i quar përpara projektet qeveritare.

Ai këtë e ka thënë duke folur për ndarjen e investimeve kapitale që sipas opozitës Qeveria investimet i kanë ndarë më së shumti në komunat të cilët udhëhiqen nga Vetëvendosja.

“Fatkeqësisht kemi kryetarë të komunave që sipas diskutimeve që kemi pas me disa ministra nuk i shtyjë përpara projektet qeveritare, ose i neglizhojnë dhe shpesh ndodhë qe ato projekte nuk kryhen me kohë dhe paratë kthehen në suficit”, ka thënë Bulliqi.

Megjithatë Bulliqi ka thënë se ka kryetar që vijnë nga partitë opozitare që janë të interesuar dhe kanë përfituar shumë projekte.

Asociacioni Komunave por dhe disa kryetarë kishin kundërshtuar ndarjen e mjeteve për investime kapitale nga Qeveria për vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat