Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Kosova

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 10:58
Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren lidhur me akuzën që ka rënduar ndaj tij për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.Rasti lidhet me mësuesen me shami, të cilës akuzohej se ia ndaloi hyrjen në shkollë, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij.

Media ka siguruar vendimin ku thuhet se gjykata e ka dënuar me burgim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe “njëkohësisht urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në kohën e verifikimit prej 2 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.”

Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.

Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë.

Përball kësaj akuze, ish drejtori ishte deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat