Po bëhet gati një vit nga fillimi i ndërtimit të sheshit në qendër të Drenasit. Qytetarët thonë se për zgjerimin e tij është dashur të punohet më shpejt.
Zyrtarët e Komunës së Drenasit thonë se deri tani janë kryer disa punime në shesh, siç janë ujësjellësi, ndriçimi, kanalizimet.
"Sheshi ekzistues do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera deri në hyrjen e qytetit, edhe pjesa e parkut të qytetit do të krijohet shesh dhe do t'ju jepet qasje të gjithë banorëve përreth dhe bizneseve dhe është menduar nga arkitektët profesionist që të mos të ketë pengesa jo vetëm për qytetarët por as bizneset të cilat krijojnë punët e tyre të përditshme në pjesët që janë afër sheshit"”, tha për RTK, Bekim Dobra, Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në Drenas.
Me zgjerimin e sheshit janë planifikuar më shumë hapësira gjelbëruese, një amfiteatër, 20 lokale afariste. Por opozita në Drenas e ka kundërshtuar që nga fillimi këtë projekt.
"Qytetarët e Drenasit ende vuajnë për ujë të pijes, ne kemi rreth 22 fshatra në Drenas që nuk kanë ujë të pijes. Nuk e shohim të arsyeshme të ndërtohet një shesh për të 4 -të, opse të pestën herë përderisa ka projekte jetike për qytetarët të cilat nuk financohen nga komuna e Drenasit””, tha Egzona Tërdevci, kryetare e VV-së. Drenas
Nga Komuna e Drenasit janë zotuar se ky shesh do të përfundoj deri në pranverën e vitit 2025"
Vlera e projektit është mbi 4.5 milionë euro, të cilat janë kryesisht grante të fituara nga performanca komunale në vitin 2021 dhe 2022.