Liqeni i Badovcit është një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë.
Vetëm disa kilometra nga Prishtina, kjo perlë e qetë shfrytëzohet nga pushues të ndryshëm në temperatura të larta.
Edhe pse temperaturat janë jashtëzakonisht të larta, edhe sot një pjesë e qytetarëve kishte zgjedhur të kalojë një ditë vikendi në liqenin e Badovcit.
Ajo që bie në sy është sasia e lartë e mbeturinave, madje dikujt kjo nuk iu pengon dhe zgjedhin të bëjnë not.