Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marr vendim që të zgjatet orari i punës i shërbyesve civilë dhe i Qendrës për shërbime të përbashkëta.
Orari i zgjatur i punës për shërbyesit civilë do të jetë deri në fund të gushtit.
“Komuna e Suharekës në një postim në Facebook bën të ditur se obligohen shërbyesit civilë dhe Qendra për shërbime të përbashkëta në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Komunës së Suharekës të punojnë nga ora 08:00 – 17:00 deri më 30 gusht 2024”.
Keshtu thuhet në njoftim.