Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, priti në takim deputetin e Parlamentit të shtetit të Kanadasë nga partia konzervatore, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij, Flutura Mazreku-Seeback nga Rahoveci.
Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Rahoverit thuhet se Seeback, është përkrahës i madh i Republikës së Kosovës, si dhe pjesë e grupit për miqësi me Kosovën.
“Seeback u informua për profilin e komunës, për historinë dhe për zhvillimet në komunë, po ashtu për projektet dhe nivelin e lartë të performancës komunale.
Në fund, Latifi e falënderoi për vizitën në Komunën e Rahovecit”, thuhet në njoftimin