Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Mbahet takim i përbashkët mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ministrit të MMPHI-së Liburn Aliu dhe kryetarëve të të gjitha Komunave të Kosovës. (Ndërtesa e Rilindjes, ora 09:30)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë konferencë për media me rastin e dorëzimit të “Kërkesës për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme për hidrocentralet e Deçanit”.(Zyret e GLPS-së, ora 10:00)
Mbahet vazhdimi i mbledhjes së Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtohet raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, shqyrtohet Projektligji nr.08/L-295 për kripto-asetet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shqyrton hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)