Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë

Kosova

Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Ambasada e Francës në Kosovë, njofton se të martën në Pejë, nënshkruhet marrëveshja ndërmjet kësaj ambasade dhe Anibarit, për projektin “Génesis”, i cili do të mundësojë trajnimin e deri 65 të rinjve, profesionistë kosovarë të animacionit.

Bëhet e ditur se kjo financohet nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Génesis dhe do të implementohet bashkërisht nga Instituti Francez i Kosovës dhe “Anibar".

Të rinjtë kosovarë do të trajnohen në teknikat e animacionit nga Akademia e Animacionit Anibar, dhe në gjuhën frënge nga Instituti Francez i Kosovës përpara se të përfitojnë nga ekspertiza e profesionistëve në industrinë kulturore dhe krijuese, veçanërisht nga Franca.

“Këta ekspertë do të jenë gjyqtarë dhe mentorë të ndërmarrësve të rinj për t'i udhëhequr ata drejt krijimit të kompanive të financuara pjesërisht nga Génésis në fushën e animacionit dhe audiovizualit”, thuhet në këtë njoftim.

Ambasada e Francës ka mbështetur vazhdimisht sektorin, përmes projekteve të ndryshme, veçanërisht rajonale, të cilat i mundësuan industrive kulturore dhe krijuese të Kosovës të përfitojnë nga shkëmbimi i informacionit dhe njohurive me profesionistët francezë në këtë sektor.

“Nga ky projekt do të përfitojnë jo vetëm ndërmarrësit e rinj të kulturës kosovare që do të jenë pjesë e saj, por edhe industria kulturore dhe krijuese kosovare e lojërave audiovizuale, multimediale dhe video, si dhe universitetet dhe arsimi i lartë i Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas ambasadës, me këtë projekt është bërë një hap vendimtar për të forcuar bashkëpunimin kulturor midis dyja vendeve.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, Anibar 2024, ka filluar zyrtarisht sot në një ceremoni madhështore në Pejë me shumë të ftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat