Forumi për Integritetin e Informacionit ka shprehur shqetësime të thella pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.
Në reagim thuhet se Qeveria e Kosovës e miratoi ligjin me një kuorum minimal në mes të bojkotit të opozitës.
“Partia në pushtet shpërfilli shqetësimet dhe rekomandimet e mediave dhe shoqërisë civile, Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillit të Evropës, Ambasadës Gjermane, UNMIK-ut dhe OSBE-së, si dhe raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës që tregon për mungesën e harmonizimit të ligjit me standardet evropiane.
Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit”, thuhet tutje.
Anëtarët nënshkrues:
Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)
Bardhi Bakija, Sbunker
Dren Gërguri, Ligjërues
Flutura Kusari, Aktiviste
Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)
Miodrag Milićević, NGO Aktiv
Naile Dema, Gazetare
Shkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)
Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)
Gentiana Begolli, Gazetare
Albert Krasniqi, Democracy Plus
Saranda Ramaj, Gazetare
Florent Spahija, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK)
Rezarta Delibashzade Krasniqi, Demokraci për Zhvillim D4D