Një parcelë në vendin e quajtur Hamoc të Rahovecit është përfshirë sonte nga zjarri.
Në fotot e siguruara nga “Rahoveci n’Fokus”, shihen flakët afër vreshtave dhe disa shtëpive aty afër.
Lidhur me këtë, media ka kontaktuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë të Rahovecit, Besë Bytyqi, e cila konfirmoi se zjarri në fjalë është shuar dhe se nuk ka ende informacione të detajuara se çka e shkaktoi atë.
Ajo po ashtu bëri apel të bashkëqytetarët që të mos i vënë flakën arrave të tyre, siç ndodh rëndom për qëllime “të pastrimit”, e po ashtu që qytetarët që hasin në zjarre t’i lajmërojnë menjëherë organet kompetente.