Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla – mesatarisht 4 anëtarë

Kosova

Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla – mesatarisht 4 anëtarë

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga ta janë 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra.

Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën.

Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Krahasuar me vitin 2011 kur u bë regjistrimi paraprak i popullsisë, ndryshime janë vërejtur edhe në numrin mesatar të anëtarëve në familje.

Mesatarja e banorëve për një familje sipas rezultateve të regjistrimit është 4.5 banorë.

Edhe pse më i vogël sesa në vitin 2011, ky numër, 4.5, mbetet ende më i lartë se në shumicën e vendeve të rajonit dhe botës.

Komuna e Mamushës është e para sa i përket numrit të anëtarëve për familje (7.3 anëtarë për familje).

Malisheva është komuna e dytë sa i përket madhësisë së familjeve me një mesatare prej 5.4 anëtarësh.

Edhe komuna e Hanit të Elezit dhe ajo e Shtimes kanë familje që jetojnë  në bashkësi me një mesatare prej 5.3 respektivisht 5.1 banorë për familje.

Me familje që mesatarisht kanë 4.9 banorë pasojnë komunat e Podujevës, Drenasit dhe Skenderajt.

Kryeqyteti Prishtina, ashtu si edhe Fushë Kosova dhe Kamenica janë komunat ku familjet kanë më së paku banorë, respektivisht 4 banorë për familje.

Komunat tjera kanë një mesatare nga 4.3 – 4.8 banorë për familje.

Një trend i tillë i zvogëlimit të ekonomive familjare është vërejtur edhe në Shqipëri, ku së voni janë publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë që është bërë gjatë vitit të kaluar.

Njëjtë si në Shqipëri, edhe në Kosovë vërehet një trend i plakjes së popullsisë. Megjithatë, mosha mesatare në Kosovë – tani 34.3 vjeç – mbetet ende dukshëm më e ulët sesa në Shqipëri, ku është 42.5 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat