Shkaku i një defekti gjatë punimeve në nënkalim, rreth gjysma e Lipjanit mbesin pa ujë

Kosova

Shkaku i një defekti gjatë punimeve në nënkalim, rreth gjysma e Lipjanit mbesin pa ujë

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 10:43
Lipjan

Një pjesë mjaftë e madhe e qytetarëve të Lipjanit prej të mërkurës pasdite kanë mbetur pa ujë të pijshëm që furnizohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Qytetarët gjatë së enjtes kanë reaguar lidhur me këtë çështje, derisa kanë bërë dhjetëra kërkesa në degën e kësaj kompanie në Lipjan.

“Jemi në hall dhe nuk i dimë arsyeje e sakta se pse është ndërprerë ujësjellësi në lagjen e ‘Akllapit’ dhe në disa lagje të tjera. Si banor të Lipjanit i kemi telefonuar zyrtarët e ujësjellësit, por as ata nuk na kanë dhënë saktë përgjigje por vetëm kanë thënë se ka ndodhur një defekt diku në qytet gjatë punimeve”, ka thënë Lulëzim Zejnullahu, banor nga Lipjani.

Po ashtu rreth kësaj çështje ka reaguar edhe shefi i Grupit të kuvendarëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari. Ai nëpërmjet një shkrese ka thënë se institucionet publike duhet ta marrin përgjegjësinë për defektin e gypit të ujësjellësit gjatë punimeve në nënkalimin e qytetit.

“Temperaturat 36 gradë, pjesa më e madhe e qytetit pa ujë, nga dje ora 17:00, për shkakun se kompania e cila po kryen punimet tek nënkalimi ka dëmtuar kyçen kryesore. Ende, vazhdojnë të mbesin pa ujë në këto temperatura të pa përballueshme. Përgjegjësia zero”, ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat