Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fermerin Korab Sejdiu, i cili përveç grurit, ka mbjellur 26 hektarë me luledielli.
Sipas Bulliqit, rendimentet këtë vit janë të begata.
“Vizitë te fermeri Korab Sejdiu. Krahas të mbjellave me grurë, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli. Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën.
Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata! Me vizita të tilla do të vazhdojmë edhe të fermerët tjerë. Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!”, ka shkruar ai.