Hotelet në Kosovë, numri më i madh i vizitorëve nga këto dy shtete

Kosova

Hotelet në Kosovë, numri më i madh i vizitorëve nga këto dy shtete

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Në maj të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 mijë e 528, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2023 (sa ishin 48 553 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 6,1%.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e publikuar ‘Statistikat e Hotelerisë për muajin maj 2024’.

Më tej thuhet se numri i net-qëndrimeve ishte 120 mijë 92, prej tyre 50,99% nga vendorët dhe 49,0% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 251, vizitor dhe më 22 281, net-qëndrimi”, thuhet në raport.

ASK bën të ditur po ashtu se sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2023) ka rritje te vizitoreve për 19,6%. “Në total 31 mijë e 268, vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat